Pandi Peno Obituary
Obituary published on Legacy.com by Hubbell Funeral Home & Crematory on Feb. 3, 2026.
Albanian Obituary shown first.
Scroll down to see English version with dates & times of services.
Me shumë dhimbje njoftojmë ndarjen nga jeta të Pandi Peno, bashkëshort i përkushtuar, baba i dashur dhe gjysh krenar. Ai u nda nga jeta më 3 Shkurt 2026, i rrethuar nga dashuria e bashkëshortes dhe vajzave te tij.
I lindur më 10 Mars 1949, në Katund (Korçë), Pandi kishte nje mençuri të vecante dhe një zemër teper bujare. Matematika dhe fizika ishin pasionet e tij, por arsimi ishte misioni i jetës së tij. Për më shumë se 35 vite, ai shërbeu si mësues dhe drejtor shkolle, duke formuar breza të tërë me durim, urtësi dhe përkushtim. Mësimdhënia nuk ishte thjesht puna e tij - ishte nje nga kenaqesite me te medha per te.
Ishte i vështirë për t'u mundur në shah dhe domino, lojëra që i luante me përqendrim, elegancë dhe gëzim. Përballë tabelës së lojës, mendja e tij e mprehtë shoqërohej gjithmonë me ngrohtësinë njerëzore - sytë dhe buzëqeshja e tij e butë pasqyronin gjithnjë mirësi. E donte futbollin, të cilin e kishte luajtur në rini, dhe kjo dashuri e shoqëroi gjatë gjithë jetës.
Në Shtator të vitit 1979, Pandi u martua me dashurinë e jetës së tij, Fluturen, dhe së bashku ndërtuan 47 vite të bukura, të mbështetura mbi dashuri, respekt dhe përkushtim. Në vitin 2001, ai u shpërngul në Shtetet e Bashkuara për të krijuar mundësi të reja për vajzat dhe familjen e tij, duke pranuar këtë kapitull të ri me përulësi dhe mirënjohje.
Pandi ishte bujar në shpirt dhe i butë në prani. Ai besonte thellësisht në mirësinë, udhëhiqej nga dhembshuria dhe jetoi me dinjitet dhe nder. Qetësia e tij sillte paqe, humori i tij sillte dritë, dhe dashuria e tij ndihej pa pasur nevojë për fjalë te teperta.
Ai do të kujtohet për shpirtin e tij të butë, dashurinë e palëkundur dhe vlerave që la pas. Kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë, i mbartur në zemrat e familjareve te tij, miqve te tij, dhe gjithe atyre që paten fatin te njihnin miresine dhe shembullin e tij.
Ai lë pas bashkëshorten e tij të dashur, Flutur; vajzat e tij, Migena dhe Manjola; si dhe nipin e mbesen, Anisa dhe Denis.
--English--
With deep sorrow, we share the passing of Pandi Peno, a devoted husband, loving father, and proud grandfather. He passed away peacefully on February 3, 2026, surrounded by the love of his beloved wife and daughters.
Born on March 10, 1949, in Katund (Korçë), Albania, Pandi carried a quiet brilliance and a generous heart. Mathematics and physics were his passions, but education was his life's devotion. For more than 35 years, he served as a teacher and school principal, shaping young minds with patience, wisdom, and care. Teaching was never just his work-it was the way he gave of himself to the world.
He was hard to beat at chess and dominoes, games he played with focus, grace, and joy. Across the board, his sharp mind was matched only by his warmth-his eyes and gentle smile always reflecting kindness. He loved soccer, having played in his youth, and carried that love with him throughout his life.
In September 1979, Pandi married the love of his life, Flutur, beginning 47 beautiful years rooted in love, respect, and devotion. In 2001, he courageously moved to the United States to create new opportunities for his daughters and family, embracing each chapter of life with humility and gratitude.
Pandi was generous in spirit and gentle in presence. He believed deeply in goodness, led with compassion, and lived with quiet dignity and honor. His steadiness brought comfort, his humor brought light, and his love was felt without ever needing to be spoken aloud.
He will be remembered for his gentle soul, his unwavering love, and the legacy he leaves behind-in his family, in his students, and in every life he touched. His memory will live on, carried forward in hearts shaped by his kindness and example.
He is survived by his beloved wife, Flutur; his daughters, Migena and Manjola; and his cherished grandchildren, Anisa and Denis.
Viewing & Visitation will take place at Hubbell Funeral Home (499 N. Indian Rocks Rd, Belleair Bluffs) on Friday February 6th from 11:00am - 1:00pm. Graveside Service will be at Largo Municipal Cemetery (Jasper St & Betty Ln) at 1:45pm with his interment to follow.
All family, friends, former students, neighbors who knew him are welcome to attend.